Historia jonë
Fabrika e përpunimit të qumështit ”SHAKA BOBOSHTICË”, lokalizuar në rrethin e Korçës, komuna Drenovë, fshati Boboshticë, e filloi aktivitetin e saj në vitin 1994 si një biznes i vogël familjar.
Ditët e para të punës filluan me një sasi të vogël të lëndës së parë (rreth 60l), sasi kjo e cila dita ditës filloi të shtohet. Jo vetëm sasia e qumështit dhe produktet përfundimtare ishin në rritje, më e rëndësishmja ishte rritja e kërkesës. Produktet kërkoheshin dhe pëlqeheshin nga konsumatorët, gjë e cila dha shtysë për një zhvillim të kapacitetit të kësaj fabrike.
Sot kompania SHAKA është një nga fabrikat me kapacitetin më të madh në vend për prodhimin e djathit të butë, të çertifikuar me të gjitha standartet duke servirur cilësi, shumëllojshmëri dhe shije te jashtëzakonshme!
Cfarë Ofrojmë?
100% Shije Natyrale
Produktet e Shaka Boboshticë janë të prodhuara 100% natyralisht, pa shtesa ushqimore apo konservante.
Shumellojshmeri
Tek ne mund të gjeni të gjitha llojet e produkteve të bulmetit, të cilësisë më të lartë, në lloje të ndryshme paketimesh sipas dëshirës suaj.
Cmime Konkuruese
Krahas cilësisë së lartë të produkteve ne ofrojmë dhe cmimet më konkurruese në treg duke iu përgjigjur preferencave e të gjithë konsumatorëve.
PRODUKTET TONA
