Fabrika e përpunimit të qumështit SHAKA Boboshticë është një nga fabrikat lider në prodhimin e produkteve të bulmetit prej 30 vitesh që nga themelimi i saj.

Qe prej vitit 1994 dhe deri sot, drejtimi i kompanisë SHAKA-Boboshticë vazhdon të jetë prodhimi i djathit të bardhë, kackavallit dhe nënprodukteve si gjalpë, gjizë, salcë kosi të cilat mund ti gjeni në të gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm, për cdo tryezë tuajën, me markën “SHAKA-BOBOSHTICE

Rrugëtimi jonë

E lokalizuar në rrethin e Korcës, fshatin Boboshticë, kompania ka nisur si një biznes i vogël familjar në vitin 1994, në një ndërtesë modeste me një sipërfaqe prej 100m2.

Recetat tradicionale të prodhimit, të trashëguara nga brezat, i bënin këto produkte shumë të preferuara në tregun e asaj kohe. Me kalimin e viteve kërkesa filloi të rritej me hapa të mëdha të cilat rrjedhimisht sollën nevojën e modernizimit dhe zgjerimit të hapësirave të prodhimit. Ide inovative u aplikuan si në procesin e prodhimit ashtu edhe në recetat e produkteve të prodhuara.

Me investime të njëpasnjeshme ndër vite, kompania Shaka Boboshticë arriti në vitin 2018 të rrisë kapacitetin e saj prodhues duke grumbulluar dhe përpunuar mbi 35 ton lëndë të parë në ditë,vetëm nga kullotat e thella të rajonit të Korcës, qumësht i kontrolluar dhe seleksionuar me shumë kujdes. Për të plotesuar nevojat e konsumatorëve në të gjithë Shqipërine, kompania zgjeroi shtrirjen e saj në të gjitha qytetet e Shqipërise dhe Kosovë.

Cilësia e standarteve të larta si nga seleksionimi i lëndës së parë, procesi teknologjik i përdorur, analizat laboratorike dhe certifikimet e produkteve, kanë sjellë qëndrueshmërinë e markës dhe shumë klientë besnikë ndër vite.

Mbani gjallë traditën në tryezat tuaja!

sqSQ