SHAKA BOBOSHTICË logo

Djathë i bardhë

LOPE, DELE, DHIE

Djathë i bardhë lope

Djathi i bardhë i lopës prodhohet nga 100% qumësht i pasterizuar lope (yndyrë 3.5%), nga kullotat e rajonit te Korcës.
Nje nga produktet me te konsumuara, i pasur ne vlera ushqyese dhe shije tradicionale.

Djathë i bardhë dele

Djathi i bardhë i deles prodhohet nga 100% qumësht i pasterizuar dele (7.5% yndyrë) nga kullotate rajonit të Korcës. Produkt shumë i pasur me vlera ushqyese, i prodhuar natyralisht ,i maturuar për një periudhë kohore më të gjatë se 30 ditë duke i dhënë kështu karakteristikat fizike dhe fortesinë e duhur.
Jepini vakteve tuaja shijen tradicionale dhe origjinale të qumështit të deles.

Djathë i bardhë dhie

Një nga produktet më të preferuara dhe unike nga SHAKA Boboshticë, i prodhuar natyralisht nga 100% qumësht i pasterizuar dhie (4.3% yndyrë) nga kullotat e rajonit te Korcës. Karakterizohet nga vlera të larta ushqyese, pa shtesa ushqimore dhe konservantë.
I maturuar në kushtet e duhura për një periudhë mbi 30 ditore, për ti dhënë fortesinë e duhur.

"The secret ingredient is always cheese!"

KACKAVALL 

LOPE, DELE, DHIE

Kackavall Lope

Kackavall lope i prodhuar me recetë dhe mënyrë tradicionale nga 100% qumësht i pasterizuar lope.
I pasur në vlera ushqyese dhe shije klasike të djathit të fortë. Një antipastë ideale për ti dhënë vecanti tryezës suaj. Me kripësi dhe fortësi mesatare mund të përdoret lehtësisht në cdo lloj recete.

Kackavall Dele

Kackavall dele i prodhuar në mënyrë tradicionale nga 100% qumësht i pasterizuar dele. I pasur në vlera ushqyese dhe shijen unike e qumështit të deles. I stazhionuar per nje kohe te gjate, per ti dhene konsistencen dhe strukturen e duhur te djathit kackavall.

Kackavall Dhie

Një nga produktet më të vecanta përsa i perket jo vetëm përbërjes por edhe shijes së tij. I prodhuar nga qumësht I zgjedhur dhie, 100% i pasterizuar, pa asnjë konservant apo shtesë ushqimore. Një produkt premium i cili nuk duhet të mungojë në tryezat tuaja.

GJALPë 

LOPE, DELE, DHIE

Gjalpë Lope

Produkt 100% natyral, i prodhuar nga kremi i pasterizuar i qumështit të lopës. Një nga nënproduktet e qumështit me vlerat më të pasura ushqyese dhe plot shije, perfekte për ta perdorur në cdo recetë gatimi.

Gjalpë Dele

Gjalpë dele i prodhuar nga kremi i pasterizuar i qumështit të deles. Një produkt pa shtesa ushqimore apo konservantë me një shije 100% tradicionale.

Gjalpë Dhie

Nje nga produktet tona më të vecanta, i prodhuar natyralisht nga 100% qumësht dhie I përzgjedhur nga kullotat e rajonit të Korcës. Në përbërjen e tij gjendet vetëm krem qumështi i pasterizuar dhe kripë. Një produkt plotësisht natyral i prodhuar në mënyrë artizanale.

Gjizë 

Një nënprodukt 100% natyral i prodhuar nga hirra e qumështit. Konsiderohet një nga produktet më të shëndetshme të bulmetit, me vlera ushqyese shumë të pasura. Mund ta gjeni sipas preferences tuaj, me ose pa kripë.

Salcë kosi

Salca me bazë kosi është një produkt i ngjashëm me kosin tradicional në shije, me një konsistence kremoze, i cili në përmbajtjen e tij ka yndyrna bimore. Mund të përdoret si bazë për një shumëllojshmëri salcash duke shtuar ingredientë sipas dëshirës.

Ricotta 

KU MUND TI GJENI PRODUKTET TONA?

Kontaktoni agjentët tanë për të marrë informacion më të detajuar mbi vendndodhjen:

TEL

+335682068722
+355696150362

EMAIL

shakaboboshtice@gmail.com

Mbani gjallë traditën në tryezat tuaja!

sqSQ